SHBA, Koreja e Jugut dhe Japonia “shqetësohen” për bashkëpunimin ushtarak midis Koresë së Veriut dhe Rusisë

schedule07:38 - 23 Shtator, 2023

schedule 07:38 - 23 Shtator, 2023

Ministrat e Jashtëm të Koresë së Jugut, Japonisë dhe SHBA-së kanë shprehur “shqetësime serioze” për bashkëpunimin ushtarak të Rusisë me Korenë e Veriut, tha sot ministria e jashtme në Seul.

Në konsultimet e zhvilluara nga ministrat e Jashtëm Park Jin (Kore e Jugut), Yoko Kamikawa (Japoni) dhe Anthony Blinken (SHBA), ata ranë dakord t’i përgjigjen me vendosmëri çdo veprimi që kërcënon sigurinë rajonale, në kundërshtim me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, thuhet në të njëjtin njoftim.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un udhëtoi për në Rusi javën e kaluar, ku diskutoi perspektivën e bashkëpunimit ushtarak me udhëheqësin e Kremlinit, Vladimir Putin.

Zyrtarët në Uashington dhe Seul besojnë se Rusia po kërkon të marrë municione nga Koreja e Veriut për të kompensuar humbjet në luftën në Ukrainë.

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Sok-gil tha të mërkurën se nëse Rusia ndihmon Korenë e Veriut të përmirësojë arsenalin e saj në këmbim të ndihmës së saj në sulmin e saj ndaj Ukrainës, do të ishte një “provokim i drejtpërdrejtë”. Në një rast të tillë, paralajmëroi ai, Seuli dhe aleatët e tij nuk do të qëndrojnë duarkryq.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!