SHBA, komediani Bill Cosby fajtor për agresion seksual

schedule22:20 - 26 Prill, 2018

schedule 22:20 - 26 Prill, 2018

Komediani i njohur Bill Cosby është shpallur të enjten nga një gjykatë amerikane fajtor për agresion seksual. Cosby është përballur me tre akuza dhe rrezikon të dënohet me 10 vjet për secilën prej tyre. Sidoqoftë, ai do të qëndrojë në gjendje të lirë derisa gjykata të shpallë dënimin. Aktori me ngjyrë akuzohej se në vitin 2004 ka droguar dhe më pas dhunuar seksualisht ish-basketbollisten Andrea Constand. Kjo është hera e dytë që ai përballet me një proces gjyqësor, pas atij të vitit 2017, kur juria dështoi të arrinte në një verdikt. Cosby, 80 vjeç, njihet për interpretimin në serialin televiziv të viteve ‘80 “The Cosby Show”. Në fillim të rigjykimit u tha se ai i kishte paguar ish-sportistes 3.4 milionë dollarë për zgjidhjen e një kontesti civil në vitin 2006. /abcnews.al