Pekini i ofroi Moskës mbështetje diplomatike, politike, financiare dhe retorike, sipas SHBA.
“Kina është gjithçka përveçse një ndërmjetës i sinqertë në përpjekjet për paqen në Ukrainë dhe ka mbajtur shumë qartë anën e Rusisë”, tha sot zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price.
“Kina i ka ofruar Rusisë mbështetje diplomatike, mbështetje politike, mbështetje financiare, mbështetje retorike”, tha Price në një konferencë shtypi.