Ambasadorja e SHBA në OKB Linda Thomas-Greenfield bëri thirrje që Rusia të hiqet nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
“Rusia po përdor anëtarësimin e saj në Këshillin e të Drejtave të Njeriut si një platformë për propagandë për të sugjeruar se Rusia ka një shqetësim legjitim për të drejtat e njeriut,” tha ajo.
Ajo tha se pjesëmarrja ruse “dëmton” besueshmërinë e këshillit të të drejtave të njeriut, pas “luftës së paprovokuar dhe krizës humanitare” që ka shkaktuar me hyrjen e ushtrisë në Ukrainë që prej 24 shkurtit.
Duke iu përgjigjur presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, pas fjalimit të tij në këshillin e sigurisë, Thomas-Greenfield tha: “Ne qëndrojmë me popullin e Ukrainës ndërsa përballemi me këtë sulm brutal ndaj sovranitetit, demokracisë dhe lirisë suaj”.
/abcnews.al/

