Koronavirusi në SHBA ka filluar të përhapet me shpejtësi, numri i personave të prekur me COVID-19 po ia kalon edhe shifrave të regjistruara në Kinë.
Më shumë se 85,500 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Sipas shifrave të fundit të publikuara nga Universiteti Johns Hopkins, SHBA ka kaluar edhe Kinën e cila është me 81.782 raste dhe Italinë me 80.589.
Por numri i vdekjeve në SHBA mbetet më i ulët në krahasim me Kinën dhe Italinë.
Numri i personave që kanë humbur jetën në SHBA ka arritur në 1,3000 ndërsa në Kinë 3,291 dhe në Itali 8.215.
Tashmë edhe pse Presidenti Donald Trump tha se vendi së shpejti do ti kthehej normalitet, situata ende mbetet e vështirë pasi duket se “pika e zjarrtë”, po mbërrin edhe në SHBA .