SHBA: Ka shenja të tërheqjes së Rusisë nga Kherson, por lufta nuk ka përfunduar

schedule20:21 - 10 Nëntor, 2022

schedule 20:21 - 10 Nëntor, 2022

Ekspertët janë të ndarë nëse Rusia me të vërtetë po planifikon të tërheqë forcat e saj nga qyteti i Khersonit.

Ministri i Mbrojtjes i Moskës Sergei Shoigu e bëri njoftimin dje në televizionin kombëtar, një lëvizje e pazakontë në mes të një konflikti.

Por Shtëpia e Bardhë ka thënë se ka disa shenja që forcat ruse mund të planifikojnë të tërhiqen nga qyteti.

Këshilltari për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, tha se kjo nuk do të thotë se lufta po përfundon dhe shtoi se Uashingtoni nuk po i bën presion Ukrainës që të përfshihet në negociatat me Rusinë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!