SHBA jep dritën jeshile për t’i shitur Tajvanit sisteme armësh me vlerë 500 milionë dollarë

schedule09:39 - 24 Gusht, 2023

schedule 09:39 - 24 Gusht, 2023

Qeveria amerikane ka miratuar shitjen e sistemeve të armëve me vlerë 500 milionë dollarë për Tajvanin. Qëllimi është që avionët luftarakë F-16 të ishullit të jenë në gjendje të dallojnë aeroplanët e armikut falë gjurmimit të tyre me rreze infra të kuqe.

DSCA e Pentagonit tha në një deklaratë për shtyp se paketa përfshin sisteme të njohjes dhe gjurmimit elektro-optik (IRST) dhe pajisje të ngjashme, të prodhuara nga Lockheed Martin, për F-16 të Tajvanit.

Shitja e propozuar do të përmirësojë aftësitë e Forcave Ajrore të ishullit për të “kundërshtuar kërcënimet aktuale dhe të ardhshme “, të mbrojë hapësirën e tij ajrore, të sigurojë sigurinë rajonale, ndërsa “rrisë ndërveprimin” me SHBA-në, thuhet në deklaratë.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare shprehu mirënjohjen për miratimin e marrëveshjes së shitjes, duke sqaruar se shitja pritet të vazhdojë rreth një muaj pasi të jetë njoftuar Kongresi amerikan. Këto sisteme do të përdoren për të “ruajtur stabilitetin rajonal “, shtoi ministria përmes X (ish Twitter)./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!