Zëdhënës i Departamentit të Mbrojtjes, John Kirby, tha se SHBA beson se Rusia po shton taket në rajonin e Donbasit të Ukrainës lindore.
“Ne sigurisht besojmë se forca shtesë ruse po lëvizin në atë rajon”, tha ai në Pentagon, shkruan BBC.
Lexo edhe: ZYRTARE/ Ukraina shpall gjendjen e jashtëzakonshme 30-ditore
“Por nuk mund të konfirmojmë saktësisht shifrën e perforcimeve ushtarake, cilat janë formacionet dhe çfarë aftësish ato kanë. Jemi të sigurt se diçka e tillë po ndodh”, tha ai.
Kirby shtoi se trupat ruse po vazhdojnë të grumbullohen në kufi dhe se janë të përgatitur të hyjnë në Ukrainë nëse Vladimir Putin urdhëron një pushtim në shkallë të plotë.
“Ne besojmë se ata janë gati. Unë do ta lë me kaq. Ata janë gati,” paralajmëroi ai.
Më herët Ukraina shpalli zyrtarisht gjendje të jashtëzakonshme për 30 ditë, pasi parlamenti miratoi sonte propozimin e Presidentit Zelensky. Gjendja e jashtëzakonshme do të hyjë në fuqi nga mesnata sot, shkruan BBC. /abcnews.al/