SHBA: Jemi të shqetësuar për krizën politike që ka shpërthyer në Izrael

schedule20:27 - 27 Mars, 2023

schedule 20:27 - 27 Mars, 2023

SHBA shpreh shqetësimin e tyre për zhvillimet në Izrael, me një njoftim të posaçëm nga Shtëpia e Bardhë.

Në veçanti, siç tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, Uashingtoni po vëzhgon me shqetësim krizën politike që po zhvillohet.

Mes reagimeve dhe kritikave të ashpra, Benjamin Netanjahu pezullon për një muaj promovimin e reformës së diskutueshme në drejtësi.

Sipas partisë së ekstremit të djathtë “Sionizmi Fetar”, me të cilën bashkëqeveris Netanjahu, reforma do të diskutohet në një seancë të re të Knesset-it, e cila do të zhvillohet pas Pashkës hebreje, dhe ka si qëllim ta kalojë projektligjin përmes dialogut.

Vihet re se kreu i “Sionizmit Fetar”, Itamar Ben-Gvir është mbështetësi më i flaktë i reformës dhe rrezikon që nëse Netanjahu tërhiqet nga projektligji, qeveria të bjerë.

Pak ditë më parë ish-ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallad, kërkoi një pauzë për një muaj në procesin e reformës në drejtësi. Megjithatë, pak më vonë Yoav Gallad u shkarkua nga qeveria Netanjahu, gjë që shkaktoi një përshkallëzim të mëtejshëm të klimës së tensionuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!