SHBA: Irani të heqë dorë nga dëshira për armët bërthamore

schedule11:35 - 24 Mars, 2025

schedule 11:35 - 24 Mars, 2025

Këshilltari amerikan i sigurisë, Mike Waltz bëri thirrje për çmontimin e plotë të programit bërthamor të Iranit.

“Të gjitha opsionet janë në tryezë dhe është koha që Irani të largohet plotësisht nga dëshira e tij për të pasur një armë bërthamore”, tha këshilltari i Sigurisë Kombëtare Mike Waltz.

Waltz paralajmëroi se nëse Irani do të kishte armë bërthamore, “e gjithë Lindja e Mesme do të shpërthente në një garë armësh”.

“Kjo është krejtësisht e papranueshme për sigurinë tonë kombëtare”, shtoi Waltz.

Në fillim të këtij muaji, Trump i shkroi një letër liderit suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei me synimin për negociata të mundshme bërthamore.

“Unë u kam shkruar atyre një letër ku them se shpresoj që ju do të negocioni sepse nëse ne duhet të hyjmë ushtarakisht, do të jetë një gjë e tmerrshme”, tha Trump në një intervistë.

Khamenei deri më tani ka refuzuar negociatat me Uashingtonin, por qeveria iraniane ka dërguar sinjale të përziera.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!