Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

SHBA-Iran ende pa marrëveshje/ Loli: Situatë ‘e ngecur’, SHBA mund të sulmojë sërish Iranin

schedule21:28 - 18 Maj, 2026

schedule 21:28 - 18 Maj, 2026

Gazetari Egon Loli tha se situata mes palëve të përfshira mbetet e bllokuar, pasi sipas tij askush nuk ka fituar apo humbur qartë dhe paqartësia strategjike do të vazhdojë. Ai u shpreh se pas vizitës së Trump në Kinë janë shtuar gjasat për një sulm të ri të SHBA ndaj Iranit, duke e interpretuar vizitën si përpjekje të Trump për të kërkuar mbështetje në raport me Teheranin.

Loli shtoi se deklaratat e paqarta të Trump për Tajvanin tregojnë përpjekjen për të rritur presionin e Kinës ndaj ishullit, ndërsa efektet e një sulmi të ri ndaj Iranit mbeten të paqarta.

“Kemi dy palë që as kanë fituar dhe as kanë humbur dhe gjenden në një situatë të ngecur që do të vijojë. Gjendet në kushtet e një paqartësie strategjike administrata Trump. Ka më shumë gjasa që SHBA të sulmojë sërish Iranin pas vizitës në Kinë sesa më parë, sepse u duk që Trump ishte një lider politik i vendosur në vështirësi, që po kërkonte ndihmë përmes qëndrimeve dhe simbolikës së vizitës së tij në raport me Iranin te Kina.



Kjo u duk edhe te deklaratat për Iranin dhe Tajvanin. E la të paqartë mbështetjen e tij për Tajvanin, sepse po kërkon një rritje të presionit të Kinës mbi Tajvanin. Çfarë mund të arrijë një sulm i ri nga SHBA në Iran? Përgjigjja mbetet sërish e paqartë.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!