SHBA i ‘tërheq sërish veshin’ Kurtit, kërkon pezullimin për ndalimin e dinarit serb

schedule22:47 - 8 Shkurt, 2024

schedule 22:47 - 8 Shkurt, 2024

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar sërish pezullimin e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës, që përcakton euron si të vetmen valutë në vend. Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield u shpreh se Kosova ka vepruar pa koordinim dhe pa konsultim me serbët lokalë.

“Shtete e Bashkuara mbesin të përshkuara për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor duke përfshirë edhe mbështetjen tonë për Forcën e Kosovës nga NATO-ja në përputhje me mandatin e OKB-së. Inkurajojmë që t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja që SHBA-ja e mbështet fuqimisht dhe vazhdimisht.

Që të jemi të qartë, është dialogu i lehtësuar nga BE-ja e jo i Këshillit të Sigurimit që duhet të jenë kanale për zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, duke përfshirë edhe zgjidhjet që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve.

Kështu SHBA-ja ka shprehur brengën sa i përket planit të Kosovës për zbatimin e Rregullores së ndryshuar të BQK-së për sa i përket transaksioneve në para të gatshme. Vendimi është marrë pa përgatitje adekuate apo konsultim me popullatën lokale. Edhe një herë bëjmë thirrje për zbatim të këtij plani, por që të shtyhet deri sa të ketë procedura të kënaqshme në përputhje me standardet evropiane”, ka thënë përfaqësuesja e SHBA-së./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!