SHBA: I takon popullit turk të vendosë për të ardhmen  e tyre

schedule08:24 - 14 Maj, 2023

schedule 08:24 - 14 Maj, 2023

Shtëpia e Bardhë vlerësoi “institucionet demokratike” të Turqisë ndërsa vendi po mban sot zgjedhjet parliamentare.

“Ne do t’ia lëmë popullit turk që të vendosë për të ardhmen e tij. Ne padyshim që nuk përfshihemi në bisedimet për zgjedhjet individuale dhe sigurisht nuk do të flasim për kandidatët individualë,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby. .

“Populli turk duhet të vendosë, sepse në Turqi ka një traditë të demokracisë, të cilën unë mendoj se ne të gjithë e vlerësojmë,” shtoi ai.

Në fletën e votimit presidencial, votuesit do të zgjedhin midis Presidentit Recep Tayyip Erdoğan, Kemal Kılıçdaroğlu, kreut të opozitës kryesore, Partisë Popullore Republikane (CHP) dhe kandidatit për Aleancën e Kombit, dhe Sinan Oğan të Aleancës ATA.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!