Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të transferojnë pajisje ushtarake me vlerë deri në 400 milionë dollarë në Ukrainë për të ndihmuar në mbrojtjen e saj kundër pushtimit rus.
Lajmi u bë i ditur nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes, përmes një deklarate zyrtare.
Kjo paketë përmban municione dhe pajisje mbështetëse për të përmbushur nevojat kritike të sigurisë dhe mbrojtjes së Ukrainës.
Që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt 2022, Shtetet e Bashkuara kanë dërguar pajisje me vlerë më shumë se 30 miliardë dollarë në Ukrainë.
Kjo është hera e 33-të që administrata Biden kërkon autoritetin e tërheqjes për Ukrainën.