SHBA/ Hiqet ndalimi për refugjatët e 10 shteteve me shumicë muslimane

schedule13:44 - 31 Janar, 2018

schedule 13:44 - 31 Janar, 2018

Administrata e Donald Trump ka hequr ndalimin e pranimit të refugjatëve nga mbi 10 shtete me shumicë muslimane. Megjithatë janë vendosur masa të rrepta sigurie dhe shumë procedura në mënyrë që procesi i marrjes së statusit refugjat në SHBA, të jetë shumë i vështirë.

Administrata amerikane ka hequr ndalimin për refugjatët e disa vendeve me maxhorancë muslimane, të cilat presidenti Donald Trump i konsideron me rrezikshmëri të lartë. Por qeveria e Uashingtonit ka prezantuar masa sigurie shtesë për vlerësimin e azilkërkuesve. Kjo është njoftuar nga Kirstjen Nielsen, sekretare e departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së.
Në listën e ndalimit të pranimit të refugjatëve përfshihej Egjipti, Irani, Iraku, Libia, Mali, Somalia, Siria, Koreja e Veriut dhe disa shtete të tjera.

Në masat e shtuara të sigurisë, të vendosura nga administrata Trump, përfshihet: kontroll i imtësishëm i aplikuesit për statusin e refugjatit, aksesi i forcave të sigurisë në llogaritë e rrjeteve sociale dhe aplikantët duhet të garantojnë histori të detajuara dhe shumë prova për aktivitetet që kanë zhvilluar në të kaluarën.

Në 3 vitete e fundit mbi 40% e refugjatëve që arrinin në SHBA, vinin nga këto 11 vende. Por administrata Trump ka reduktuar në 45 mijë numrin e refugjatëve që mund të priten për vitin fiskal 2018. Mësohet se nga Tetori i kaluar e deri më tani vetëm 23 persona nga shtetet në fjalë kanë hyrë në SHBA./abcnews.al