SHBA gati të taksojë të gjitha produktet e importuara nga Kina

schedule15:59 - 20 Korrik, 2018

schedule 15:59 - 20 Korrik, 2018

Presidenti amerikan është i gatshëm të intensifikojë luftën tregtare me Pekinin. Trump paralajmëroi se do të taksojë të gjitha produktet e importuara nga Kina për në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se është i gatshëm të intesifikojë luftën e tij tregtare me Kinën duke vendosur tarifa në të gjithë 500 miliardë dollarë importe nga ky vend.

“Jam i gatshëm të shkoj në 50”, u shpreh kreu i Shtëpisë së Bardhë në një intervistë për mediat amerikane.

Komentet e Trump vijnë përpara se raundi i fundit i tarifave të SHBA-ve të hyjnë në fuqi. Javën e kaluar, Uashingtoni listoi 200 miliardë dollarë tarifa shtesë për produktet nga Kina dhe ka ndërmend të vendosë tarifa të tjera në Shtator.

Lista përbën më shumë se 6 mijë produkte, përfshirë ato të ushqimit dhe mineraleve që do të jenë subjek i një tarife prej 10%. Megjithatë kjo masë është ende në konsultim publik, që do të zgjasë deri në fund të Gushtit. SHBA dhe Kina kanë vendosur tarifa ndaj njëri-tjetrit për një vlerë produktesh që shkon deri në 34 miliardë dollarë.

Këto tarifa të kërkuara nga Trump, vijnë si kundërpërgjigje e administratës amerikane për defiçitin tregtar shumë të lartë në shkëmbimet me Pekinin. Gjithashtu ndërmerren dhe për të luftuar praktikat e padrejta të Kinës në tregti, sipas presidentit amerikan.

“Unë nuk po e bëj këtë për politikë. Po e bëj, pasi është gjëja e duhur për vendin tonë”, thekson kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Ndërkohë, për këto tarifa Trump është kritikuar ashpër si nga Kina, ashtu edhe nga vende të tjera si BE, Kanadaja, Rusia dhe Meksika.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!