Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim dorëzoi ditën e sotme pajisje mbrojtëse kundër koronavirusit për sistemin e burgjeve në Shqipëri, maska dhe dezifektant duarsh.
“Shtetet e Bashkuara me kënaqësi ofrojnë ndihmë për të mbajtur sistemin penitenciar shqiptar të sigurtë gjatë kësaj kohe të vështirë të COVID. Ambasadorja Kim dhe programi i Departamentit të Shtetit i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit, dorëzuan pajisje personale mbrojtëse në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.
Pajisjet, të cilat përfshijnë maska mbrojtëse dhe dezifektant duarsh, do të ndihmojnë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve të sigurojë shëndetin dhe sigurinë e të burgosurve dhe personelit të burgjeve gjatë pandemisë COVID-19” thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Tiranë./ db/Abcnews.al