SHBA forcon marrëdhëniet me Kanadanë dhe Meksikën, Biden: Bashkë jemi më të fuqishëm

schedule10:58 - 11 Janar, 2023

schedule 10:58 - 11 Janar, 2023

“Ne jemi më të fortë kur punojmë të tre së bashku,” tha Presidenti amerikan Joe Biden duke folur për forcimin e marrëdhënieve të vendit të tij me Meksikën dhe Kanadanë gjatë një samiti të vendeve të Amerikës së Veriut ditën e djeshme.

“Jam mirënjohës që kam dy partnerë dhe dy miq si ju,” u shpreh presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador, mikpritës i samitit.

Amerika e Veriut duhet të mbetet “rajoni ekonomik më konkurrues, i begatë dhe më elastik në botë”, tha Biden.

Integrimi rajonal zvogëlon “varësinë tonë” nga “zonat e tjera të botës me të cilat ne nuk ndajmë domosdoshmërisht të njëjtat vlera si partnerët tanë këtu në Amerikën e Veriut”, theksoi këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan përpara samitit.

Biden gjithashtu dëshiron ta kthejë Amerikën e Veriut në një vend për prodhimin e energjisë së pastër. Presidenti amerikan falënderoi López Obrador për pranimin e  emigrantëve që nuk mund të hyjnë në SHBA.

Nga ana e tij, kryeministri kanadez Justin Trudeau mbrojti marrëveshjen e tregtisë së lirë të nënshkruar nga të tre vendet dhe e vlefshme që nga viti 1994, pasi ajo u rinovua në vitin 2021.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!