SHBA, fondacioni “Clinton” sërish nën hetim

schedule22:29 - 5 Janar, 2018

schedule 22:29 - 5 Janar, 2018

FBI dhe Departamenti amerikan i Drejtësisë po hetojnë akuzat për korrupsion në lidhje me Fondacionin Klinton. Mediat amerikane raportojnë se, hetuesit po kontrollojnë nëse donatorët e fondacionit kanë pasur favorizime politike nga ish-sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton.

Mediat amerikane raportojnë se Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara, ka rihapur hetimet ndaj organizatës jofitimprurëse të familjes Klinton, “Fondacioni Klinton”. Prokurori i Përgjithshëm dhe FBI, po hetojnë pretendimet që Hillari Klinton është angazhuar në të ashtuquajturën “pay-to-play” politikë për donacione. Por Zëdhënësi i Klinton, e cilësoi hetimin nje mashtrim. Ai deklaroi se Prokurori i Përgjithshëm, Jef Sizons, po ndihmon Presidentin Trump për të larguar vemendjen nga hetimi i Rusiagates.

Zyrtarët shpjeguan se FBI ka hetuar në fshehtësi fondacionin Klinton prej muajsh. Hetimet udhëhiqen nga agjentët e FBI-së ne Little Rock, Arkansas, ku ka dhe bazën fondacioni. Agjentët kanë intervistuar të paktën një dëshmitar në muajin e fundit, raportojnë mediat amerikane për të parë nëse favorizoheshin politika për donacione të fshehta në fondacion, ndërsa Klinton ishte sekretare e shtetit. Zyrtarët bëjnë me dije se kanë hulumtuar lidhjet midis kontributeve dhe donatorëve të fondacionit.

Ndërkaq, fondacioni ka degë në të gjithë botën fokusuar në shëndetin e grave, ndryshimet klimatike dhe zhvillimin ekonomik. Bill Klinton mbetet presidenti i fondacionit, dhe vajza e çiftit, Chelsea, është zëvëndëskryetare./abcnews.al