SHBA/ Vetëvritet i dashuri i shqiptares së zhdukur

schedule10:40 - 26 Mars, 2018

schedule 10:40 - 26 Mars, 2018

Familjarët e shqiptares nga Maqedonia, Adea Shabani vijojnë kërkimet per te në Los Anxheles të SHBA-ve. Vajza është shpallur e zhdukur që prej 23 shkurtit. Familjarët dhe miqtë e saj mendojnë se Adea është vrarë. Ky version sa vjen e konfirmohet duke parë dhe vetëvrasjen e kryer nga i dashuri i saj gjatë një ndjekje të policisë.

Chris Spotz, 33 vjeç ishte njohur me shqiptaren në shkollën e aktrimit. I dashuri i vajzes tentoi të arratisej me një makinë të vjedhur, që sipas policisë mund të jetë përdorur edhe për një vrasje. Përpara se agjentët ta arrestonin, 33-vjeçari vrau veten me armë. Mediat amerikane shkruajnë se autoritetet besojnë se Shabani u vra në një rajon mes Hollivudit dhe Sakramentos. Policia vazhdon kërkimet për trupin e Adeas dhe zhdukjen e saj misterioze. Nëna e Adeas tashmë ka angazhuar një hetues privat për të ndihmuar në gjetjen e saj./abcnews.al