“SHBA është vendi më i fuqishëm në botë”, Austin: Do të vazhdojmë të mbështesim si Ukrainën dhe Izraelin

schedule13:51 - 13 Tetor, 2023

schedule 13:51 - 13 Tetor, 2023

Sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin ndodhet në Izrael, për të shprehur mbështetjes e SHBA-së për popullin në këto momente të vështira. Austin tha se mbështetja e SHBA-së për popullin izraelit është e palëkundur ndërsa shprehu solidaritetin me familjet e viktimave.

“Tani nuk është koha për neutralitet apo për justifikime për të pafalshmen. Nuk ka kurrë ndonjë justifikim për terrorizmin, dhe kjo është veçanërisht e vërtetë pas këtij sulmi nga Hamasi”, tha Lloyd Austin.

“Hamasi nuk flet në emër të popullit palestinez. Bota sapo ka dëshmuar një të keqe të madhe”, tha ai, duke e krahasuar Hamasin me shtetin islamik.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes e siguroi Izraelin se SHBA do ta pajisë me çdo gjë që i nevojitet.

“Demokracitë si kjo e jona janë më të forta dhe më të sigurta kur ne respektojmë ligjet e luftës”, tha Lloyd Austin .

Duke përmendur bisedat telefonike midis Joe Biden dhe Benjamin Netanyahu, ai theksoi se demokracitë nuk synojnë civilët.

“Hamasi sulmoi në një kohë sfidash globale, por SHBA-ja është vendi më i fuqishëm në botë”, thotë sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin.

Ai përmendi faktin se SHBA, do të vazhdojë të mbështesë si Ukrainën ashtu edhe Izraelin.

/abcnews.al