SHBA ekzekuton me dron një nga ekstremistët e ISIS

schedule09:49 - 28 Gusht, 2021

schedule 09:49 - 28 Gusht, 2021

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se kanë kryer një sulm më dron në Afganistanin lindor me anë të të cilit targetuan një planifikues të ISIS. Aksioni i SHBA vjen një ditë pas sulmit që ndodhi jashtë aeroportit të Kabulit që u mori jetën rreth 170 afganëve dhe 13 trupave amerikanë.

“Sulmi ajror pa pilot ndodhi në provincën Nangarhar të Afganistanit. Indikacionet fillestare janë se ne kemi vrarë objektivin, “tha kapiteni Bill Urban i Komandës Qendrore të SHBA në një deklaratë.

“Nuk kemi të dhëna për viktima në civilë.”

Sulmi i së enjtes u mor përsipër nga një degë e ISIL-it në Afganistan, “Shteti Islamik” në Provincën Khorasan, ISKP (ISIS -K).

Lajmi vjen ndërsa forcat amerikane që ndihmojnë në evakuimin e afganëve të dëshpëruar për t’u larguar nga regjimi i talebanëve , lëshuan një alarm të shtunën për sulme të mundshme në aeroportin e Kabulit. Shtetet e Bashkuara besojnë se ka ende kërcënime “specifike, të besueshme” kundër aeroportit pas bombardimeve vdekjeprurëse. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!