SHBA e shpalli “non grata”, por a mund ta apelojë Berisha vendimin?

schedule22:39 - 19 Maj, 2021

schedule 22:39 - 19 Maj, 2021

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall sot “non grata” duke u futur në listën e zezë nga SHBA, së bashku me familjen. Por a është i apelueshëm ky vendim i Departamentit Amerikan të Shtetit? Gazetarja e “Zërit të Amerikës”, Keida Kostreci u shpreh se një sanksion i tillë nuk mund të apelohet, pasi nuk është vendim gjykate.

Po nuk është vendim gjykate kështu që nuk ka sesi të apelohet. Jo nuk e besoj se mund ta bësh, ose mund të përpiqesh ta bësh, mendoj unë, por për derisa është përfolur një gjë e tillë dhe përderisa merret në këtë moment të caktuar do të thotë që informacioni është mbledhur gjatë një kohe të gjatë. Kështu që megjithëse ne nuk i dimë burimet e SHBA-së, mendja ta do që një sekretar shteti i ka këto informacione të vërtetuara.

Nëse mund të kundërshtohen me të dhëna të tjera nga Berisha nuk e di nëse mund ta quaj apel, sigurisht që njerëzit kur janë vendosur në lista të tilla e kanë kundërshtuar, por nuk do të thosha që kjo do të ishte një cështje e apelueshme ose që mund të ndryshonte nesër, pasnesër, nuk është se e kam atë informacion të plotë, por meqë nuk është cështje gjykate nuk besoj që apelimi është diçka që mund të bëhet në këtë moment të caktuar” tha gazetarja te “Opinion”.

Sali Berisha pasditen e sotme reagoi duke e cilësuar vendimin pa baza, ndërsa i kërkoi SHBA-së që të nxjerrë provat mbi të cilat janë mbështetur për ta shpallur “non grata”. / db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!