SHBA e kërkon për spiunazh, Putin i jep nënshtetësinë ruse Edward Snowden

schedule09:37 - 27 Shtator, 2022

schedule 09:37 - 27 Shtator, 2022

Presidenti Vladimir Putin i dha nënshtetësinë ruse amerikanit Edward Snowden, i cili ekspozoi mbikqyrjen masive të amerikanëve nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së dhe më pas kërkoi strehim në Rusi.

Një dekret presidencial i botuar të hënën përfshinte Snowden në një listë të qytetarëve rusë të sapoformuar, në një kohë kur marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Moskës janë në nivelet më të ulëta historike për konfliktin në Ukrainë.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha agjencive të lajmeve se Snowden kishte marrë nënshtetësinë ruse si rezultat i kërkesës së tij, të bërë në vitin 2020 për ta bërë më të lehtë për gruan e tij amerikane Lindsay Mills udhëtimin.

“Pas vitesh ndarje nga prindërit, unë dhe gruaja ime nuk kemi dëshirë të ndahemi nga fëmijët tanë”, shkroi Snowden në Twitter.

“Pas dy vitesh pritje dhe gati dhjetë vite mërgimi, pak stabilitet do të bëjë ndryshim për familjen time”, tha ai. /abcnews.al