Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA e BE kritikojnë komentet për Holokaustin të liderit palestinez

schedule10:06 - 8 Shtator, 2023

schedule 10:06 - 8 Shtator, 2023

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian së fundmi kanë reaguar ndaj komenteve të bëra nga Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, për persekutimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe antisemitizmin.

Mediat e huaja shkruajnë se shërbimi diplomatik i Bashkimit Evropian qarkulloi një deklaratë ku thuhet se komentet e 87-vjeçarit Abbas të bëra në fund të gushtit gjatë një takimi të Këshillit Revolucionar të Lëvizjes së tij politike Fatah, janë “false dhe mashtrim flagrant”.

Në komentet e tij, Abbas tha se hebrenjtë u bënë objektiv sulmi nga Gjermania naziste për shkak të “rolit të tyre social” dhe jo besimit.



Ndër të tjera në media thuhet se Abbas ka shkaktuar vazhdimisht zemërimin e komunitetit ndërkombëtar me komentet për Holokaustin, gjatë të cilit nazistët vranë rreth 6 milionë hebrenj, së bashku me pjesëtarë të komuniteteve si romët, personat me paaftësi dhe ata nga pakicat seksuale dhe gjinore.

Në deklaratë, zëdhënësi për çështjet e jashtme të Bashkimit Evropian, që është një ndër donatorët kryesorë të Autoritetit Palestinez, i quajti komentet “një fyerje për miliona viktimat e Holokaustit dhe familjarët e tyre”.

Ndërkohë autoriteti Palestinez ushtron vetëqeverisje të kufizuar në territorin e pushtuar nga Izraeli gjatë Luftës së Lindjes së Mesme të vitit 1967, ku palestinezët duan të krijojnë një shtet të pavarur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!