SHBA e akuzon për përfshirje në luftë, Irani u kërkon qytetarëve të largohen nga Ukraina

schedule14:26 - 21 Tetor, 2022

schedule 14:26 - 21 Tetor, 2022

Irani u ka kërkuar qytetarëve të tij në Ukrainë që të largohen nga vendi dhe të shmangin udhëtimet atje për shkak të përplasjeve ushtarake të intensifikuara dhe rritjes së trazirave.

“Për shkak të intensifikimit të përleshjeve ushtarake dhe rritjes së trazirave në Ukrainë, qytetarët iranianë këshillohen të mos udhëtojnë në këtë vend. Në të njëjtën kohë, të gjithë iranianët që jetojnë në Ukrainë këshillohen të largohen nga vendi për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e tyre”, thuhet në deklaratë.

Lëvizja vjen pasi aleatët e SHBA-së dhe evropianëve akuzuan Iranin për furnizim me drone në Rusi për përdorim në Ukrainë. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, tha të mërkurën se SHBA ka prova të mjaftueshme se dronët iranianë po përdoren për të goditur civilët ukrainas dhe infrastrukturën civile kritike.

Shtëpia e Bardhë tha se personeli ushtarak iranian ka vizituar Krimenë për të ndihmuar në operacionet ruse që synojnë infrastrukturën civile në Ukrainë duke përdorur dronë.

Irani vazhdon të mohojë se po dërgon armë në Rusi për përdorim në Ukrainë.

“Irani nuk u dërgon armë palëve ndërluftuese në Ukrainë dhe dëshiron t’i japë fund luftës dhe t’i japë fund zhvendosjes së njerëzve”, shkroi në Twitter Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amirabdollahian. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!