Raportet nga Shtëpia e Bardhë thonë se SHBA do të shpallë sanksione të reja kundër Rusisë ditën e sotme në përgjigje të “vendimeve dhe veprimeve të Moskës”. “Ne po koordinojmë me aleatët dhe partnerët për atë njoftim,” tha një zëdhënës.
Presidenti Biden veproi në mënyrë të shpejt duke vendosur sanksione paraprake pas lëvizjes së Rusisë për të njohur rajonet rebele në lindje të Ukrainës, duke i ndaluar qytetarët amerikanë nga “investimet e reja, tregtia dhe financimi drejt, nga ose në zonat separatiste.
Megjithatë, Luhansk dhe Donetsk tashmë kanë pak marrëdhënie me qytetarët amerikanë raporton “BBC”. / abcnews.al