Tensioni midis SHBA dhe Kinës vazhdon të mbetet i lartë. Pas raporteve të CIA se Pekini me shumë gjasa po përgatitet për një sulm ndaj Tajvanit brenda vitit 2027, sot Uashingtoni paralajmëron drejtuesit komunist të vendit aziatik edhe për sa i përket frontit ukrainas.
“Pekini do të marrë vendimet e saj për sa i përket furnizimeve, por në qoftë se do të ndodhë, kjo vjen me një kosto të madhe për Kinën”, ka deklaruar këshilltari për sigurinë kombëtare Jake Sullivan.
Kina ka refuzuar të dënojë sulmin rus ndaj Ukrainës, fillimisht duke mbajtur një pozicion neutral, dhe javët e fundit duke lëshuar kritika gjithmonë e më të forta ndaj Perëndimit, me analistet që mendojnë se Xi Jinping po mendon që të furnizojë aleatin e tij Putin me armë të teknologjisë së lartë, në radhe të parë ato dronët ushtarake që u treguan tepër të rëndësishëm në fushëbetejën ukrainase.
Një mundësi e tillë u pohua dje edhe nga kreu i CIA Ëilliam Burns, “besoj se Kina po merr në konsideratë furnizimin me armatime”, ishin fjalët e tij, që po u konkretizuan do të përfaqësonin një front të ri dhe të paparashikueshëm në luftën ukrainase, duke u përafruar së tepërmi me një konflikt global.
/abcnews.al