Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA do të kërkojë pezullimin e Rusisë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

schedule13:51 - 4 Prill, 2022

schedule 13:51 - 4 Prill, 2022

SHBA pritet që të kërkojnë nga Asambleja e  Përgjithshme  e Kombeve të Bashkuara të pezullojë Rusinë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut.

Mediat e huaja raportojnë se lajmin e ka bërë me dije ambasadorja e SHBA në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield.

Një shumicë prej dy të tretash nga asambleja prej 193 anëtarësh në Nju Jork mund të pezullojë një shtet nga këshilli për kryerjen e vazhdueshme të shkeljeve të rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut gjatë anëtarësimit të tij.


Greenfield ndër të tjera ka theksuar se pjesëmarrja e Rusisë në këshillin e të drejtave të njeriut është një farsë, e gabuar, prandaj sipas saj ka ardhur momenti që asambleja e përgjithshme e OKB-së të votojë për ta hequr.

“Mesazhi im për ato 140 vende që kanë qëndruar me guxim së bashku është: imazhet nga Bucha dhe shkatërrimi në të gjithë Ukrainën kërkojnë që tani t’i përputhim fjalët tona me veprimet”, ka thënë ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!