SHBA do të heqë sanksionet ndaj Sudanit

schedule07:52 - 22 Qershor, 2020

schedule 07:52 - 22 Qershor, 2020

SHBA së fundmi duket se kanë vendosur që të heqin sanksionet ndaj Sudanit vetëm pasi të zgjidhet një qeveri e re. Mediat e huaja raportojnë se një zyrtar në një deklaratë të fundit është shprehur se administrata amerikane informoi zyrtarisht kryeministrin sudanez, Abdullah Hamdok, për një plan për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Hamdok po udhëheq një qeveri ushtarako-civile që ka për detyrë të organizojë zgjedhjet e përgjithshme në tre vite.

Plani parashikon reformën e ushtrisë sudaneze dhe bashkimin e Forcave të Ndihmës së Shpejtë ose ndonjë milicie tjetër nën komandën e ushtrisë sudaneze”, është shprehur zyrtari i qeverisë.

Ndër të tjera mësohet se Washingtoni preferon që bashkimi i këtyre forcave të ndodhë nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Kushtet e tjera kanë të bëjnë me luftimin e terrorizmit, lirisë fetare, nënshkrimin e ligjeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, si dhe koordinimin e ndihmave humanitare dhe dosjeve të paqes”, tha ai.

Sudani në vitin 1993 u vendos në listën e vendeve të SHBA-ve që sponsorizonin terrorizmin me akuzat për mbështetje të grupeve terroriste. Në vitin 1997, Washingtoni vendosi sanksione ekonomike ndaj Khartumit dhe i forcoi ato një vit më vonë pas sulmeve kundër ambasadave amerikane në Kenia dhe Tanzania, ndërsa në vitin 2007, SHBA vendosi sanksione të tjera pas shpërthimit të konfliktit në provincën perëndimore Darfur.

Më vonë, në tetor të vitit 2017, administrata e ish-presidentit Barack Obama hoqi disa nga sanksionet ekonomike, por la Ligjin e Paqes dhe Përgjegjësisë në Darfur (DPAA), si dhe përcaktimin e listës së terrorizmit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!