“Ukraina nuk ka ndërmend të sulmojë Rusinë”.
Kështu ka deklaruar Presidenti Vladimir Zelensky gjatë një interviste me Newsmax TV, duke folur rreth thashethemeve në media se Kievi mund të përdorë sistemet raketore Himars që do të marrë nga Shtetet e Bashkuara për të goditur objektivat në territorin rus, sipas la repubblica.
“Unë e di që njerëzit në Shtetet e Bashkuara thonë, ose dikush në Shtëpinë e Bardhë po thotë, se ne mund t’i përdorim ata armët që do të na dërgojë SHBA-ja për të sulmuar Rusinë.
Ne nuk kemi ndërmend të sulmojmë Rusinë. Ne nuk jemi të interesuar për Federatën Ruse. Ne nuk po luftojmë në territorin e tyre”, tha Zelensky.
/abcnews.al