SHBA dhe Kina bisedojnë për ndryshimet klimatike

schedule21:27 - 17 Korrik, 2023

schedule 21:27 - 17 Korrik, 2023

Si Shtetet e Bashkuara të Amerikës ashtu edhe Kina janë ndër vendet më të prekura aktualisht nga nxehtësia ekstreme. Të dyja shtetet janë emetuesit më të mëdhenj të gazrave serrë në botë, por bisedimet se si të reduktohen emetimet u ndërprenë nga Pekini vitin e kaluar pas vizitës së ish-kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi në Tajvan.

Por BBC shkruan se John Kerry, i dërguari i SHBA-së për klimën dhe ish-sekretar i shtetit, po viziton Pekinin për të rinisur diskutimet zyrtare, megjithëse bisedimet jozyrtare u zhvilluan në samitin COP27 në Egjipt.

Në një postim në Twitter pas takimit me homologun e tij kinez Xie Zhenhua, Kerry thotë se e gjithë bota “po jeton realitetin e nxehtësisë së përditshme që thyen rekorde”.

Pekini thotë se “ndryshimi i klimës është një sfidë e përbashkët me të cilën përballet i gjithë njerëzimi”, shkruan BBC

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!