Presidenti amerikan, Donald Trump e ka cilësuar si “një ditë të madhe për paqen botërore”, armëpushimin dy javor me Iranin.
Irani ka “përjetuar mjaftueshëm” me konfliktin, tha presidenti amerikan në Truth Social, dhe tani do të ketë “shumë veprime pozitive”.
Trump deklaroi se SHBA-të do të ndihmojnë me trafikun detar përmes Ngushticës së Hormuzit. Rruga ujore me rëndësi globale është mbyllur në mënyrë efektive nga Irani gjatë kohëzgjatjes së luftës, me anije të sulmuara ndërsa përpiqeshin të kalonin nëpër të.
“Ne do të ngarkohemi me furnizime të të gjitha llojeve dhe thjesht do të ‘presim’ për t’u siguruar që gjithçka të shkojë mirë. Jam i bindur se do të shkojë mirë.”, shtoi ai.

Më herët, Trump tha se kishte rënë dakord për një armëpushim dyjavor me Iranin, më pak se dy orë para afatit që kishte vendosur, ku deklaroi se do të shkatërrohej një “qytetërim i tërë”.
Trump deklaroi se ky vendim vjen pas bisedimeve me kryeministrin e Pakistanit, Shehbaz Sharif, dhe me shefin ushtarak pakistanez, Asim Munir.
Presidenti shtoi se ka marrë një propozim me 10 pika nga Irani dhe sipas tij, është një bazë e realizueshme mbi të cilën mund të negociohet./abcnews.al


