SHBA dhe Britania sulme të përbashkëta ndaj objektivave të Houthi, 16 të vdekur dhe 35 të plagosur

schedule14:43 - 31 Maj, 2024

schedule 14:43 - 31 Maj, 2024

Të paktën 16 persona u vranë dhe 35 të tjerë u plagosën nga sulmet ajrore amerikane dhe britanike në provincën Hodeidah të Jemenit. Sulmet kishin në shënjestër një ndërtesë në lagjen al-Haq të Hodeidah dhe portin Salif.


Ushtria amerikane dhe britanike thanë se nisën sulme kundër objektivave Houthi në Jemen të enjten, si pjesë e përpjekjeve për të parandaluar që grupi të ndërpresë më tej lundrimin në Detin e Kuq.

Komanda Qendrore e SHBA-ë tha në një deklaratë se forcat amerikane dhe britanike goditën 13 objektiva në zonat e Jemenit të kontrolluara nga Houthi.

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë tha se operacioni i përbashkët kishte në shënjestër tre vende në qytetin port të Detit të Kuq, Hodeidah.

Zëdhënësi Houthi, Mohammed Abdelsalam, nga ana e tij, tha se sulmet përbënin një “sulm brutal” kundër Jemenit si “ndëshkim” për qëndrimin e tij pro Gazës.

Në Teheran, Irani, një aleat i Houthis, i dënoi sulmet si “shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Jemenit, ligjeve ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut”, thanë media shtetërore iraniane.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!