SHBA dhe BE, bien dakord për të shtuar presionin ndaj Rusisë e mbështetjen ndaj Ukrainës

schedule20:25 - 29 Mars, 2022

schedule 20:25 - 29 Mars, 2022

SHBA dhe Bashkimi Evropian do të vijojnë të rrisnin kostot për pushtuesin e Ukrainës, Rusinë. Kështu është vendosur gjatë telefonatës së presidentit amerikan Joe Biden me aleatët.

Shtëpia e Bardhë njofton se Joe Biden, Emmanuel Macron, Olaf Scholz, Mario Draghi dhe kryeministri britanik Boris Johnson përsëritën vendosmërinë e tyre për të vijuar rritjen e kostove kundër Rusisë “për sulmet brutale ndaj Ukrainës.”

Po ashtu, u ra dakord që të vijohet t’i ofrohet ndihmë ushtarake Ukrainës për t’u mbrojtur “kundër një sulmi të pajustifikuar dhe të paprovokuar.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!