SHBA dëshiron që von der Leyen të jetë në krye të NATO-s nga viti 2024

schedule09:17 - 5 Korrik, 2023

schedule 09:17 - 5 Korrik, 2023

Joe Biden kërkon që Ursula von der Leyen  të marrë  postin e Sekretares së Përgjithshme të NATO-s.

Presidentja e Komisionit Europian thuhet se është zgjedhja e preferuar e Shteteve të Bashkuara pasi Ëallace u refuzua nga Shtëpia e Bardhë, me synimin për të marrë postin nga vjeshta e vitit 2024.

Të martën, aleatët e NATO-s ranë dakord për një zgjatje njëvjeçare për Jens Stoltenberg, i cili ka qenë sekretar i përgjithshëm që nga tetori 2014, për të udhëhequr aleancën deri në vitin e ardhshëm në vjeshtë.

Udhëheqësit e NATO-s kishin shpresuar të arrinin një marrëveshje për një pasardhës të Stoltenberg në samitin e tyre vjetor në Vilnius, Lituani, javën e ardhshme, por nuk arritën të bien dakord për një kandidat.

Një burim i NATO-s tha se presidenti amerikan po përpiqej të bindte von der Leyen, një ish-ministre gjermane e mbrojtjes, për të pasuar Stoltenberg, mes frikës se një kandidat i përshtatshëm nuk do të dilte në 12 muajt e ardhshëm.

Sipas Daily Telegraph, fakti që von der Leyen flet rrjedhshëm frëngjisht mund të sigurojë mbështetjen e saj edhe nga presidenti francez Emmanuel Macron.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!