SHBA dërgon trupa të tjerë në lindjen e mesme

schedule15:19 - 18 Qershor, 2019

schedule 15:19 - 18 Qershor, 2019

Pentagoni ka publikuar pamje të reja, sipas të cilave konfirmohet përfshirja e Iranit në sulmin ndaj dy anijeve naftë mbajtëse në gjirin e Omanit. Ndërkohë departamenti amerikan i mbrojtjes urdhëroi dërgimin e trupave të tjerë ushtarakë amerikanë në Lindjen e Mesme.

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dërgojnë një mijë  ushtarë të tjerë në Lindjen e Mesme. Lajmi është konfirmuar nga Pentagoni. Arsyeja është për ë marrë masa mbrojtëse përballë rreziqeve ndërsa urdhëri është dhënë nga departamenti amerikan i drejtësisë. Vendimi vjen sipas sulmeve të fundit iraniane dhe sjelljes armiqësore të forcave të Teheranit, të cilat kërcënojnë personelin dhe interesat amerikanë në zonë, bëjjën të ditur burime nga Pentagoni. Cdo gjë ka të bëjë me dy anijet naftëmbajtëse të sulmuara në Gjirin e Omanit.

Për këtë arsye, Pentagoni, ka publikuar pamje të reja të cilat do të duhej të konfirmonin përfshirjen e Iranit në këtë ngjajrje. Por reagimi ka qenë i menjëhershëm. Një zyrtar i lartë Iranian u shpreh për CNN, se Irani dhe shtetet e bashkuara të amerikës po shkojnë drejt përplasjes, dhe se situara është shumë serioze për të gjithë Gjirin.

Ambasadori Iranian në Londër, u shpreh se shpresonte që Uashingtoni të veprojë me kujdes dhe se vendi i tij nuk është aspak i përfshirë në historinë e dy anijeve naftëmbajtëse./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!