SHBA dënon me burgim të përjetshëm rekrutuesin e ISIS

schedule09:11 - 15 Korrik, 2023

schedule 09:11 - 15 Korrik, 2023

Një rekrutues i ISIS që përhapi propagandën e grupit terrorist në internet dhe luftoi së bashku me anëtarët e tij në një përpjekje për të zhvilluar një Shtetit Islamik u dënua të premten me burgim të përjetshëm.

Mirsad Kandic, 41 vjeç, i lindur në Kosovë  por që prej vitesh jetonte në NewYork u dënua nga një juri federale në maj 2022, pas arrestimit të tij në 2017 në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë.

Prokurorët thanë se Kandic rekrutonte njerëz nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Australia dhe gjetkë për të udhëtuar në Siri dhe Irak dhe për t’iu bashkuar betejave të ISIS.

Ai dyshohet se i tha një bashkëpunëtori se punonte në Turqi në zyrën kufitare të Shtetit Islamik si pjesë e një ekipi që kryente kontrolle të luftëtarëve të huaj që donin të shkonin në Siri.

Ai përhapi propagandën e ISIS-it duke përdorur më shumë se 120 llogari në Tëitter, përmes të cilave postoi video të robërve të ISIS-it, duke përfshirë disa në të cilat viktimat detyroheshin të gërmonin varret e tyre përpara se të ekzekutoheshin.

Ai dërgoi mijëra luftëtarë të radikalizuar nga vendet perëndimore në territoret e kontrolluara nga ISIS në Siri dhe Lindjen e Mesme.

Autoritetet thanë se Kandic ndihmoi Jake Bilardi, një shtetas australian 18-vjeçar i cili vdiq në një sulm vetëvrasës me bombë në perëndim të Bagdadit në mars 2015. Bilardi iu bashkua ISIS-it në 2014 dhe vrau më shumë se 30 ushtarë dhe policë irakianë gjatë sulmit të tij vetëvrasës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!