SHBA, Demokratët thirrje republikanëve: Na mbështesni për shkarkimin e Trumpit

schedule09:21 - 23 Janar, 2020

schedule 09:21 - 23 Janar, 2020

Në SHBA Demokratët nga Dhoma e Përfaqësuesve kanë kërkuar nga senatorët republikanë, që t’i ndihmojnë ata në mbrojtjen e demokracisë duke u bashkuar në përpjekjet e tyre për ta shpallur fajtor presidentin, Donald Trump, dhe për ta hequr atë nga detyra.

Në raundin maratonë të deklaratave në kuadër të gjyqit për shkarkim të presidentit amerikan, Donald Trump, që po zhvillohet në Senat, Demokrati, Adam Schiff, ka tëhnë se partia e tij e përshkruan një “skemë korruptive” e Trumpit për të abuzuar me pushtetin e tij presidencial dhe për të penguar Kongresin në hetimin e veprimeve të tij.

Në fjalën e tij ai ka bërë thirrje senatorëve të mos jenë “cinikë” për politikën dhe përkundrazi të respektojnë themeluesit e kombit, që siguruan mundësinë e mbajtjes së procesit të shkarkimit.

“Gjatë ditëve të ardhshme, ne do t’ju paraqesim juve dhe popullit amerikan provat e gjera të mbledhura gjatë hetimit të Dhomës së Përfaqësuesve për abuzimin me pushtetin nga ana e presidentit”, tha Schiff në seancën e Senatit.

Schiff udhëheq me ata që quhen “menaxher” të Dhomës së Përfaqësuesve, të cilët në fakt luajnë rolin e prokurorëve, gjatë gjykimit të Trumpit. Demokratët kanë akuzuar republikanët se po bllokojnë provat dhe dëshmitarët në procesin e gjykimit.

Në bazë të rregullave të miratuara në Senat të dyja palëve u është lejuar të paraqesin deklaratat e tyre hyrëse. Secila palë ka nga tre ditë për të paraqitur qëndrimet.

Ndërkohë Trump u akuzua nga Dhoma e Përfaqësuesve për abuzimi me pushtetin dhe pengim të punës së Kongresit, por ai deri më tani i ka mohuar këto akuza. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!