Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA braktis negociatat e paqes? Analisti Nura: Kjo është strategji presioni ndaj Moskës

schedule16:32 - 3 Maj, 2025

schedule 16:32 - 3 Maj, 2025

TIRANË- Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka kërkuar nga Rusia dhe Ukraina të sjellin propozime konkrete për t’i dhënë fund konfliktit të armatosur, ndërsa një qasje e tillë u interpretua se Shtëpia e Bardhë po tenton të braktisë bisedimet e paqes.

Gazetari Artur Nura, i ftuat në “Faqja 4” në ABC News u shpreh se kjo qasje e SHBA nuk është tërheqje, por strategji dhe presion ekonomik ndaj Moskës.

“Kjo është strategji presioni ndaj Moskës. Nuk besoj  se ka një terjeje të Uashingtonit, por ka një qëndrim strategjik. Nuk ka një tërheqjeje, por ka një strategji për të bërë presion. SHBA nuk po ecën zvarrë, por do të ketë zhvillime. SHBA janë akoma në kontroll të situatës dhe kemi presion ndaj Moskës  me anë të tarifave.”. tha ai.

Më herët, zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), Tammy Bruce, i quajti të rreme raportet se SHBA-ja po shqyrtojnë mundësinë e ndërprerjes së pjesëmarrjes në zgjidhjen e situatës në Ukrainë.

“Bruce mohoi fuqishëm raportet se SHBA-ja ishte tërhequr nga bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës, duke i quajtur ato të rreme dhe duke theksuar përfshirjen e vazhdueshme të Amerikës”, raportoi “Fox News”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!