SHBA-BE: Pas Kushtetueses, le të ecim përpara, koha që Gjykata e Lartë të arrijë kuorumin

schedule17:05 - 22 Janar, 2021

schedule 17:05 - 22 Janar, 2021

Ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca janë takuar ditën e sotme me kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ervin Pupe.

Pas takimit, diplomatja amerikane shkroi në Twitter, se duke punuar bashkë KED, Presidenca dhe Parlamenti bënë të mundur që Gjykata Kushtetuese të ishte funksionale nga fundi i 2020.

Tashmë, shkruan më tej Kim, ka ardhur koha që të arrihet kuorumi në Gjykatën e Lartë, për të mbushur vendet vakante në Kushtetuese.

Postimi i plotë

“Duke punuar bashkë, KED, Presidenca dhe Parlamenti arritën ta bënin funksionale Gjykatën Kushtetuese nga fundi i 2020. Tani është koha që Gjykata e Lartë të arrijë kuorumin në mënyrë që të mbushen vendet vakante në GjK dhe vetë Gjykata e Lartë të jetë tërësisht funksionale. Le të ecim përpara, hap pas hapi.”

POSTIMI NË TWITTER

Nga ana tjetër, Soreca në postimin e tij në Twitter, shkruan se pasi Gjykata e Lartë të ketë hapur vendet vakante për Gjykatën Kushtetuese, KED do të ketë mundësi të procedojë më tej dhe të sigurohet që GjK të jetë tërësisht funksionale, në muajt e ardhshëm. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!