SHBA anulon stërvitjet ushtarake në Gjeorgji/ Pentagon: U shty për një periudhë të pacaktuar kohe

schedule20:50 - 5 Korrik, 2024

schedule 20:50 - 5 Korrik, 2024

Pentagoni tha se do të “shtyjë për një periudhë të pacaktuar” stërvitjet e tij të planifikuara ushtarake me Gjeorgjinë, përderisa Shtetet e Bashkuara po rishikojnë marrëdhëniet e tyre me këtë shtet të Kaukazit Jugor.

Njoftimi për rishikimin e raporteve vjen pasi Gjeorgjia më 3 qershor miratoi Ligjin për “agjentët e huaj”, që ka ngritur shqetësimet në Perëndim, pasi vlerësohet se ky ligj do të shtypë mediat dhe zërat e pavarur.

Në deklaratën e Pentagonit u tha se vendimi për të shtyrë stërvitjet, që ishin paraparë të mbaheshin nga 25 korriku deri më 6 gusht, u ndërmor për shkak të “akuzave të rreme” kundër SHBA-së dhe entiteteve të tjera perëndimore, pasi SHBA-ja kritikoi ligjin dhe vendosi sanksione ndaj disa zyrtarëve gjeorgjianë.

“Prandaj, Qeveria amerikane ka vlerësuar se kjo është kohë e papërshtatshme për të mbajtur stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë në Gjeorgji”, u tha në deklaratë.

Ndryshe, Ligji për “agjentët e huaj” kërkon që organizatat joqeveritare dhe mediat, të cilat pranojnë të paktën 20 për qind të financimit të tyre nga jashtë, të regjistrohen si organizata që “ndjekin interesat e një fuqie të huaj”.

/rel

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!