SHBA, adoleshenti qëllon për vdekje hajdutin

schedule10:35 - 16 Shkurt, 2024

schedule 10:35 - 16 Shkurt, 2024

Një burrë që tentoi të grabiste një shtëpi në zonën e Hjustonit, u vra nga një 14 vjeçar, sipas autoriteve lokale. Të shtënat ndodhën në rrugën Brownsville pak para orës 7 të mëngjesit me orën lokale.

Sherifi Ed Gonzalez tha se burri trokiti në derë dhe ndoshta u përpoq të hynte në shtëpi, ku u qëllua, duke shtuar se djali qëlloi nga brenda shtëpisë. Ai qëlloi pesë deri në gjashtë të shtëna.

Prindërit e tij nuk ishin në shtëpi në atë kohë dhe sapo ishin larguar për të dërguar fëmijët e tjerë në shkollë. Burri kishte veshur doreza dhe kishte një çantë shpine.

Adoleshenti po bashkëpunon me hetuesit.

/abcnews.al