SHBA, 6 fëmijë humbën jetën pas përhapjes se një virusi

schedule19:11 - 24 Tetor, 2018

schedule 19:11 - 24 Tetor, 2018

Gjashtë fëmijë kanë humbur jetën pasi një virus i pazakontë u përhap në një qendër shëndetësore në NJu Xhersi të Shteteve të Bashkuara. Gjithashtu edhe disa fëmijë të tjerë u prekën nga virusi.

Një virus i shpërthyer në një qendër mjekësore në Neë Jersey të Shteteve të Bashkuara ka vrarë gjashtë fëmijë dhe ka lënë shumë të tjerë të infektuar. Zyrtarët konfirmuan një total prej 18 rastesh të adenovirusit në mesin e pacientëve pediatrikë në Qendrën Wanaque. Adenoviruset zakonisht shkaktojnë “sëmundje të butë”, por fëmijët e prekur janë “të brishtë nga ana mjekësore”, thonë zyrtarët. Për këtë rast është hapur dhe një hetim shtetëror. Qendra tani është e mbyllur për pacientët e rinj.

Fëmijëve të përfshirë u është “prekur rëndë sistemi imunitar” duke i bërë ata më të ndjeshëm ndaj virusit, tha departamenti amerikan i shëndetësisë. “Kombinimi i një lloji më të keq të adenovirusit së bashku me një popullsi të brishtë ka çuar në një përhapje më të rëndë”, njoftojnë autoritetet. Objekti shëndetësor në Haskell është në pronësi private.

Ndërkohë, Adenovirusi është një lloj virusi që zakonisht përhapet përmes kontaktit të afërt si prekja e një sipërfaqe të infektuar apo shtrëngimi i duarve, kollitja dhe tështitja. Lloje të ndryshme të adenovirusëve mund të shkaktojnë shumë sëmundje, përfshirë simptoma të ftohjes, bronkonitit, pneumonisë dhe diarresë. Kmplikacionet serioze nuk janë të zakonta, por nëse virusi has në një sistem imunitar të dobësuar mund të bëhet shumë i rrezikshëm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!