SHBA, 58-vjeçarja merr një faturë energjie 284 miliardë USD

schedule12:30 - 27 Dhjetor, 2017

schedule 12:30 - 27 Dhjetor, 2017

Një qytetare amerikane në Pesnilvani, ka marrë gabimisht një faturë energjie elektrike me vlerë stratosferike 284 miliardë dollarë. Në fakt pagesa që duhej të kryente ishte vetëm 284 dollarë.

58-vjecarja amerikane, Meri Horomanski, nga Pensilvania ka marrë gabimisht një faturë të energjisë elektrike në vlerën 284 miliardë dollarë.

Qytetarja, shpjegoi për “Uashington Post” se fillimisht kishte kujtuar se bëhej fjalë për një gabim dhe se nuk e kishte lexuar mirë. Por kur ishte bindur se fatura ishte reale kishte fotografuar shifrën stratosferike duke ia dërguar të birit. Ai – kishte telefonuar kompaninë energjitike duke zbuluar gabimin,  në fakt shifra reale për tu paguar ishte 284 dollarë.

58-vjecarja, u shpreh me humor se kishin ndezur dritat zbukuruese për Krishtlindje ato ditë, por gjithësesi shifra mbetej e frikshme.

Mediat amerikane raportojnë se me shifrën e dërguar gabimisht nga kompania energjetike, Horomanski mund të kishte krijuar një kompani të madhe sa “Netflix”, të blinte një flotë avionësh prej 700 Boeing 747 ose të paguante borxhin publik të shteteve si  Venezuela, Nigeri, Peruja dhe Islandë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!