Të paktën pesë persona kanë vdekur për shkak të stuhisë dimërore që ka prekur SHBA, e cila ka shkaktuar mbyllje masive të shkollave, kaos udhëtimesh dhe ndërprerje të energjisë elektrike.
Shtatë shtete amerikane shpallën emergjenca: Maryland, Virginia, ëest Virginia, Kansas, Missouri, Kentucky dhe Arkansas.
Më shumë se 2,300 fluturime janë anuluar, me afro 9,000 vonesa të raportuara gjithashtu për shkak të motit ekstrem. Rreth 190 mijë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike në këto shtete të prekura.