SHBA, 45-vjeçarja abuzoi me të dashurin e vajzës së saj për vite me radhë

schedule10:42 - 17 Mars, 2023

schedule 10:42 - 17 Mars, 2023

Një gjimnaste nga Oklahoma, SHBA, e cila ishte edhe trainere, u arrestua nën akuzën për përdhunim dhe ngacmim seksual. 45-vjeçarja Jennifer Hawkins, dyshohet se abuzoi me një djalë 16-vjeçar më shumë se 300 herë.

Një deklaratë e bërë në prani të autoriteteve zbuloi se viktima, i cili aktualisht është në rehabilitim, u dërgoi një letër zyrtarëve të qarkut duke detajuar abuzimin e supozuar. Në janar kur viktima tashmë ishte 21-vjeç akuzoi Hawkins për përdhunim.

“Marrëdhënia” dyshohet se filloi në shtator 2017, kur viktima ishte student i vitit të dytë dhe shumica e takimeve seksuale u zhvilluan në shtëpinë e Haëkins, ku viktima dilte për të ngrënë.

Përfundimisht, sipas provave, viktima qëndronte në shtëpinë e Haëkins, pasi i riu ishte i dashuri i vajzës së saj. Haëkins fillimisht i mohoi akuzat, por më vonë pranoi se kishte pasur një marrëdhënie seksuale me studentin kur u përball me autoritetet.

Mesazhet zbuluan se Hawkins u zemërua me viktimën pasi ai flirtonte me femra të tjera në mediat sociale dhe dyshohet se i tha asaj se nuk donte një marrëdhënie romantike me të.

Viktima i dërgoi një mesazh Hawkins ku shkruhej: “Thjesht nuk dua një lidhje”, sipas deklaratës. Haëkins akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!