SHBA, 25 mijë dollarë për informacione mbi shqiptaren e zhdukur

schedule15:20 - 6 Mars, 2018

schedule 15:20 - 6 Mars, 2018

Familja e shqiptares nga Maqedonia Adea Shabani, e cila rezulton e zhdukur në SHBA ofron një shpërblim prej 25 mijë dollarësh per kedo qe jep informacione per gjetjen e saj. 25 vjeçarja ishte studente prej 2 vitesh ne Kaliforni

Një shpërblim me 25 mijë dollarë është ofruar lidhur me informacione për modelen dhe aktoren shqiptare me origjinë nga Maqedonia, e cila është shpallur e zhdukur në Hollyëood që prej 23 shkurtit. Adea Shabani, për herë të fundit është parë në bllokun 1700 të “Wilcow Avenue”, jo shumë larg banesës ku jetonte. Po atë ditë, ajo ishte parë edhe në zonën e kodrës “Santa Clarita” të Kalifornisë.

25-vjeçarja shqiptare, u largua nga Maqedonia për të studiuar në fushën e aktrimit dhe ka qëndruar në Los Angeles për më pak se 2 vite. Miqtë e saj dhe familja por kërkojnë me dëshpërim informacione për Adean. Ata kanë ngjitur postera përreth zonën ku është parë për herë të fundit.

Miqtë e shqiptares e kuptuan që ishte zhdukur pasi Adea nuk u kthente mesazhet. “Kjo është jashtë karakterit të saj. Ajo është një vajzë shumë e përgjegjshme. Të gjithë ne e duam Adean”, thotë një mike e afërt.

Ndërkohë, mamaja e Adeas ka punësuar një investigator privat dhe udhëtoi e dëshpëruar nga Maqedonia me qëllimin e vetëm për të gjetur vajzën e humbur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!