SHBA, 1458 të vdekur për 24 orë, më shumë se gjysma e tyre në Nju York

schedule22:09 - 9 Prill, 2020

schedule 22:09 - 9 Prill, 2020

Për të dytën ditë rradhazi SHBA kanë regjistruar pothuajse 1500 viktima nga koronavirusi brenda 24 orëve, prej të cilëve 799 kanë ndërruar jetë vetëm në Neë York. Guvernatori i Nju Jorkut, Andreë Cuomo tha se megjithë numrin e lartë të vdekjeve, ka pasur një rënie të fortë të numrit të te infektuarve qe jane shtruar ne spital në 24 orët e fundit, në nivelin më të ulët përgjatë krizës së koronavirusit. Guvernatori Kuomo tha se përpjekjet për distancim social po funksionojnë.

Eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara, Dr. Anthony Fauci, tha se bilanci në SHBA mund të mbyllet me 60 mijë të vdekur. Aktualisht, numri i viktimave nga Covid është 16.246 ndërsa ai I të shëruarve 24.910.

Sipas imunologut Anthony Fauci nuk është e sigurt nëse kërcënimi i koronavirusit që ka përfshirë botën, do të zbehet me ngrohjen e kohës në hemisferën veriore gjatë javëve të ardhshme.

Në Shtetet e Bashkuara, numerohen mbi 451 mijë persona te infektuar me Covid, ndërkohë që vendi është në javën kur sipas ekspertëve epidemia pritet të arrijë pikun e saj.

Në konferencën e Shtëpisë së Bardhë të Mërkurën, Presidenti Donald Trump tha se ai do të donte të rihapte ekonominë e SHBA-së me “zhurmë të madhe”, por jo para se numri i të vdekurve të ulet ne menyre drastike./abcnews.al