Shawn Mendes tregon arsyen që desh shkatërroi lidhjen me Camila Cabellon

schedule16:09 - 19 Nëntor, 2020

schedule 16:09 - 19 Nëntor, 2020

Shawn Mendes dhe Camila Cabello janë një ndër çiftet më të dashur të showbizzit. Së fundmi, këngëtari ka folur për marrëdhënien me partneren e tij teksa rrëfeu se kishte muaj të tërë që nuk komunikonte me Camilën, pasi vuante nga ankthi dhe “nuk donte që ajo ta shihte të dobët”.

Kam kaluar muaj ku nuk mund të komunikoja as me të sepse po luftoja me ankthin dhe nuk doja që ajo të më shihte të dobët. Isha në prag të shkatërrimit të marrëdhënies tonë. Dhe më pas kur i tregon të gjitha dhe i thua ‘Dëgjo, unë kam probleme. Është e vështirë për mua edhe të ta them’, gjithçka fillon të ndërtohet dhe rritet e të bëhet më e fortë, rrënjët forcohen dhe më pas e kupton që kjo është trimëri”, tha këngëtari.

Camila Cabello, Shawn Mendes

Ndërkohë, Mendes ka treguar gjithashtu pak kohë më parë se periudhën e karantinës e kaloi pranë partneres, ndërsa zbuloi dhe “dhuratën më të mirë” që mori gjatë asaj kohe. Këngëtari 22-vjeçar u shpreh se pavarësisht se izolimi ishte shumë i vështirë dhe për faktin se u shkëput nga muzika, në fund të fundit arriti të nxirrte një mësim të vlefshëm.

“Kjo qetësi solli shumë ankth për faktin se duhet të punoja dhe nga ana tjetër kjo periudhë ishte reflektuese për mua ku duhet të isha. Ishte hera e parë që pata rastin të mendoja për dikë më shumë se për veten. Ishte hera e parë që kisha hapësirë të mjaftueshme në zemrën dhe mendjen time që nuk ishte konsumuar sesa njerëz po shqetësoheshin për atë që po bëja.”, tha ndër të tjera këngëtari. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!